Has, vdes në aksident fëmija 8 vjeç, plagosen 2 persona.

Një fëmijë 8-vjeç ka humbur jetën dhe dypersona të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident tragjik ditën e sotme në Has. Sipas policisë dy automjete një i tipit “Benz” dhe një “ Land Rover” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zaharisht. Uniformat blu bëjnë me dije se personat e plagosur dhe viktima i përkasin të njëjtës familje.
Një prej të plagosurve Adelina Meshi 36 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Add new comment