Kosovë, zbulohet fabrika e falsifikimit të rrobave firmato.

Postuar në 10 Prill, 2014 16:07

“Në këtë punëtori janë gjetur materialet e nevojshme të cilat kanë shërbyer për falsifikimin e produkteve.
Në mesin e shumë produkteve janë gjetur edhe logo të brendeve të ndryshme si, ‘Adidas’, ‘Nike’, ‘Tom Teilor’ të falsifikuara dhe të cilat përdoreshim për vendosje në veshmbathje pa etiketa ashtu që të mashtrojnë konsumatorët”,thuhet në komunikatë.
Dogana e Kosovë s ka bërë të ditur përmes një komunikate se së bashku me Administratën Tatimore të Kosovë gjatë një bastisje në regjionin e Podujevës, oficerët doganor kanë zbuluar një punëtori për falsifikimin e produkteve të veshmbathjeve.
Menjëherë është ndërprerë puna e kësaj punëtorie dhe kanë filluar procedurat ligjore.
Të gjitha produktet janë konfiskuar dhe pas përfundimit të procedurave hetimore pritet ngritja e kallëzimit penal për veprat e prodhimit ilegal, falsifikimit të markave tregtare dhe mashtrimit të blerësve.
Sipas Doganës, ky aksion është zhvilluar me qëllim të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës që përfshinte bastisje në katër lokacione dhe kontroll dokumentar në një lokacion.
Tri bastisje janë realizuar në Prishtinë në pika të ndryshme, sepse është dyshuar se ka mallra të falsifikuara. Të gjitha bastisjet janë realizuar me sukses ku edhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të falsifikuara.rtk

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.