Basha apel Ramës: Hiq dorë nga marrja peng e buxhetit të Tiranës.

Kryetari i PD, njëherësh dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i ka bërë apel kryeministrit Rama që të mos mbajë të bllokuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës.
Gjatë përurimit të rikonstruksionit të kopshtit Nr. 35 në kryeqytet , kryebashkiaku Basha akuzoi qeverinë se po mban peng buxhetin e qytetarëve të Tiranës.
“Bashkia nuk mund të hapë asnjë nga investimet e planifikuara për 60 shkolla, kopshte e çerdhe, sepse buxheti i Bashkisë së Tiranës është kthyer në një mollë sherri të qeverisë dhe kryeministrit Rama me kryetarin aktual të Bashkisë. Me pretekste gjithfarësoj ja ka dalë që ta lenë Tiranën pa buxhet. Dua t’i bëj një thirrje, hiq dorë nga marrja peng e buxhetit të qytetarëve.”- deklaroi Basha.
Add new comment