LSI, Vasili: Greqia te dergoje para drejtesise vrasesit e Ilia Karelit.

Lëvizja Socialiste për Integrim permes deputetit Petrit Vasili, ka kërkuar përfundimin e hetimeve mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli qe u masakrua nga gardianet në burgun e Nigritas në Greqi.
Vasili ne cilesine e kreut te grupit parlamentar te LSI, theksoi se rëndësia që i kanë dhënë mediat fqinje kësaj ngjarje të rëndë ka bërë që të dekurajohen ekstremizmat që janë shfaqur këto kohë.
“Ne do të nënvizonim që në etapën që ndodhet situata por edhe për sensibilitetin njerëzor që ajo shkakton nga rrethanat e rënda ku ajo ka ndodhur do të kërkonte një shpejtim dhe intensifikim të dhënies së një përgjigje përfundimtare sepse në këtë mënyrë do të kishim një qasje e cila çonte në vend të gjithë drejtësinë dhe i shërbente atij qëndrimi pozitiv të verifikuar deri më tani që ka bërë të dekurajohen të gjitha llojet e ekstremizmave kudo që ato shfaqen, shpeshherë fiktive dhe të pavend. Ndaj duke qënë që dy prokuroritë e dy shteteve kanë hedhur mjaft dritë mbi ngjarjen do të inkurajonun për një përfundim sa më të shpejtë të hetimeve në mënyrë që fajtorët të dilnin para drejtësisë dhe t ë merrnin dënimin e merituar” tha Vasili.
Ai vleresoi qëndrimin e mbajtur nga mediat dhe autoritet greke në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
“Lidhur me këtë ngjarje që është nga më të rëndat e ndodhura në këtë 10-vjeçar dhe për mënyrën se si u prodhua ajo kemi konstatuar që roli i mediave greke në këtë cështje ka qënë profesional dhe objektiv duke hedhur dritë mbi çështjen e kësisoj me evidentimin e të vërtetave të saj port ë vlerësoj e dhe qëndeimin tepër I kujdesshëm por edhe i shpejtë e të dy akseve qeveritare. Sepse siç e dimë qeveria greke ka hapur një cështje dhe ka bërë ndalimet e duhura dhe po e ndjek atë me përparësi, po kështu vlerësojmë edhe qëndrimin e ambasadorit grek dhe në të njëjtën gjatësi vale ka qënë edhe reagimi I ministrit të drejtësisë Nasip Naço, ministrisë së jashtme shqiptare dhe prokurorisë shqiptare e cila ka hpaur dhe konstatohet që vëmendja, përqëndrimi dhe intesiteti i vlerësimit të çështjes ka qënë pozitiv” tha Vasili.
Add new comment