KLD emëron kryetarët e gjykatave, Dibër, Apelit Durrës dhe Administrative Vlorë.

Postuar në 11 Prill, 2014 12:58

ANEKëshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishani, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, e cila nisi me diskutimet për zgjidhjen e situatës së organikës në lidhje me numrin e gjyqtarëve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, duke mbajtur parasysh Dekretin e Presidentit të Republikës.

Në vijim të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi kandidaturat për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës. Pasi dëgjuan platformat e dy kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si Kryetar të Gjykatës së Apelit Durrës, të Petrit Çeno.

Më tej mbledhja e Këshillit vijoi me shqyrtimin e kandidaturave për emërimin e kryetarëve të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Dibër. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin përkatësisht si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër të Halil Vani. Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturës së znj. Gentiana Xhelili, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë, për emërim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e Gentiana Xhelili, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Këshilli, duke pasur parasysh numrin e madh të cështjeve për diskutim në rendin e ditës si dhe duke qënë i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka diskutimi i procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve, vendosi shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për pesë gjyqtarë në një seancë plenare të vecantë e cila do të mbahet ditën e martë datë 15 prill 2014

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.