Prokuroria e Fierit ngre akuzë ndaj gardianëve grekë që vranë Ilia Karelin.

Postuar në 12 Prill, 2014 10:55

Prokuroria e Fierit, nis hetimet për gardianët greke, që dhunuan per vdekje të dënuarin shqiptar Ilia Kareli, për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.Kjo vepër, parashikohet në nenin 79/e të Kodit Penal, dhe parasheh një dënim prej jo më pak se 20 vjet apo edhe burgim të përjetshëm.
Hetimi për këtë akuzë, sipas prokurorisë, ka nisur, pasi nga provat e dokumentuara deri më tani, duket qartë,se Kareli është vrarë si pasoje e dhunës hakmarrëse të gardianëve të burgut. Burime nga akuza, thane se nëse autoritet greke i procedojnë gardianët për akuza tjera dhe jo vrasje, drejtësia shqiptare, do të kërkoje ekstradimin e tyre, për t’I gjykuar për vrasje me dashje….
Hetimet e prokurorisë së Fierit, nisën në momentin, që ekspertët e Mjekësisë Ligjore, konstatuan mungesën e zemrës dhe disa indeve muskulore në krahët e Karelit, dhe pas konkluzionit te ekspertizes se vdekja e tij erdhi si pasoje e dhunës se ushtruar.
Autoritetet greke, njoftuan, se i dënuari shqiptar Kareli,vuante nga zemra, por torturat i shkaktuan atij vdekjen. Pas këtyre deklaratave, ekspertët shqiptare të Mjekësisë Ligjore, që ekzaminuan trupin e ardhur nga Greqia, kërkuan të dhëna për mungesën e organeve, duke kërkuar kthimin e tyre në Shqipëri për t’ia nënshtruar ekzaminimit patologjik.

Pas kësaj kërkese, Ministria e Jashtme greke ka njoftuar Ambasadën shqiptare ne Athine, që të marre ne dorezim pjese te munguara nga trupi i viktimes.
Ekspertët shqiptarë kanë konstatuar në trupin e Karelit edhe dëmtime të kafkës, kraharorit, disa brinjë te thyera, që i kanë shkaktuar shembje në mushkeri si dhe hematoma në pjesë të ndryshme të trupit.
Mësohet, se organi shqiptar i akuzes, tashmë ka bërë gati letër-porosinë, që pritet te niset ne institucionet e drejtësisë greke, ku kërkohet kaseta filmike e kamerave te sigurisë se burgut të Nigritas dhe dokumentacioni i transferimit nga burgu i Malandrinos në atë të Nigritës, ku dhe gjeti vdekjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.