Itali, bllokohet në portin e Barit 1.3 ton drogë e nisur nga Durrësi.

Postuar në 14 Prill, 2014 16:52

Policia Italiane njoftoi se ka sekuestruar sot një ngarkese prej rreth një ton marijuanë që kishte mbërritur nga Shqipëria.
Bllokimi i drogës është bërë në portin e Barit.
efektivat e policisë së portit dhe zyrtarë nga Shërbimi Doganor pas një kontrolli brenda portit për mallrat që vinin nga Europa Lindore gjetën sasinë e drogës të fshehur në thasë çimentosh.

Bëhet e ditur se një 55-vjeçar, shoferi i automjetit, ka rënë në pranga të policisë italiane. Dyshohet se ngarkesa vinte nga porti i Durrësit.

Sasia e madhe e lëndës narkotike ishte destinuar për tregun italian dhe kapte vlerën e 14 milion eurove.
Hetuesit kanë kontrolluar ngarkesën pasi shoferi i automjetit ka pasur shenja ankthi kur ka parë se policët po verifikonin në imtësi.

Droga ishte vendosur në enë prej druri. Kjo është një ndër sasitë më të mëdha të drogës që autoritetet e Barit kanë sekuestruar.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.