Apeli i 17-vjeçarit nga Hasi: Më ndihmoni të ngrihem në këmbë!

Postuar në 15 Prill, 2014 13:35

Gertin Peca, 17 vjec, nga komuna Golaj e Rrethit të Hasit ka pak javë që ka dalë nga gjendja e komës pas një aksidenti që pësoi në Pejë të Kosovës 4 muaj më parë.
Mjekët në spitalin Ushtarak kanë mundur t’i shpëtojnë atij jetën, por ai tashmë ka mbetur i paralizuar dhe ka vështirësi në frymëmarrje.
Për të mundur që ecë sërish atij i duhet një kohë e gjatë fizioterapie, por familja e tij nuk mund të përballojë shpenzimet për këtë proces.
E gjithë familja Peca jeton në dhomën e spitalit që kur djali i madh i saj u aksidentua. Dy djemtë e tjerë lanë shkollën për të ndihmuar vëllain, ndërsa edhe nëna dhe babai i tij janë të detyruar që të qëndrojnë këtu për t’i ardhur në ndihmë.
Por as dashuria dhe sakrifica e tyre nuk është e mjaftueshme për rehabilitimin e 17-vjeçarit, që kërkon ndihmë nga gjithkush për të mund të ecur sërish me këmbët e veta. E vetmja ndihmë deri tani ka qenë ajo e komunës Golaj, që i ka dhënë një sasi prej 50 mijë lekësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.