Elbasan, vidhnin transformatorët e rrjetit elektrik, arrestohen dy persona.

Dy persona të shpallur në kërkim janë arresrtuar pasi akuzohen për veprën penale të “ vjedhjes” së disa transformatorëve elektrikë.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se ëshrtë finalizuar me sukses operacioni i koduar “ Prill 2014” duke bërë të mundur arrestimin e Elson Hoxha 44 vjeç dhe Luan Xhika 45 vjeç që të dy me banim në fshatin Shtëpanjë të rrethit të Elbasanit.
Të njejtat burime saktësojnë se arrestimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar për keta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhjes në bashkepunim dhe shkatërrim të rrjetit elektrik”.
Policia zbuloi disa vjedhje të kryera nga dy të arrestuarit ku konsisuan në vjedhjen e transfomatorit të gabinës elektrike në fshatin Vreshtëz-Gramsh, vjedhja dhe shkatërrimi i rrjetit elektrik në fshatin Qerret-Gramsh, vjedhja e transfomatorit të pompës së ujit të pishëm në fshatin Cerujë-Gramsh, ngjarje të ndodhura në vitin 2013.
Add new comment