Tjetër aksident në Levan-Vlorë, dy të vdekur, një i plagosur.

Postuar në 22 Prill, 2014 15:03

                Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Vlorë ditën e sotme. Fillimisht u raportua për një të vdekur e dy të plagosur, por bilanci i ngjarjes është rënduar.        

Policia informon se në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetëështë plagosur rëndë si pasojë e daljes së një makine nga rruga. I plagosuri është identifikuar me emrin Perlat Godaj.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, ndërsa policia thotë se në vendin e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy persona.

Policia bën me dije se mjeti me targë DR 0592E, me të cilin po udhëtonin tre personat, si pasojë e shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur dhe hetimet për aksidentin në fjalë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Levanit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave.

Një ditë më parë, në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibobë një furgon pasagjerësh është përplasur me një veturë tip Benz. Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit.        

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.