Legalizimet, Gjermeni: Opozita të kërkojë falje për zvarritjen.

Postuar në 28 Prill, 2014 09:25

Projektligji për legalizimet i qeverisë Rama është kundërshtuar në Komisionin e Ekonomisë nga demokratët të cilët e kanë cilësuar një ligj demagogjik sa për të larë duart me premtimin e dhënë. 
Sipas opozitës Kryeministri Rama nuk po bën legalizime falas pasi falas bëhen vetëm disa dokumente dhe jo pronësia e tokës. Ish ministri Bode theksoi se edhe procedura falas për qytetaret përkthehet në një kosto për ish-pronarët pasi 30% e vlerës së shpronësimit të tyre përdoret nga Aluizni.

Ministrja Gjermeni kërkoi nga opozita dhe veçanërisht nga Ridvan Bode të kërkojë falje për zvarritjen e këtij procesit dhe rënien në korrupsion të thellë. Ndërsa e siguroi se legalizimet do të bëhen falas brenda 4 viteve.

Kundërshti për nene të caktuara të projektligjit ka pasur edhe nga vetë mazhoranca. Socialisti Erion Braçe ka kërkuar që neni ku ka përplasje me planet urbanistike sidomos të Bashkisë së Tiranës te kthehet për rishqyrtim në komisionin përgjegjës.

Përpos debateve, Artan Lame u bëri thirrje qytetareve të mos gënjehen nga disa persona të lokalizuar në Pakuqan dhe Lezhe që paraqiten si staf i Aluiznit por që nuk kanë logon e këtij institucioni pasi kërkojnë të përfitojnë të ardhura abuzivisht nga qytetarët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.