Kontrabanda në Korçë, arrestohen dy doganierë.

Arrestohen dy doganierë të pikës kufitare të Goricës në Korçë. Ata u arrestuan në flagrancë pasi dyshohet se kanë kaluar një makinë me mallra kontrabandë.
Seksioni i Hetimit dhe Analizës së Rriskut në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë vuri në pranga gjithashtu dhe dy drejtuesit e automjetit me mallra për të cilat nuk kishin asnjë faturë për shoqërim apo dokument zhdoganimi malli.
Te arrestuarit Nalton Moni, 37 vjeç dhe GezimGega, 46 vjeç të dy banues në fshatin Pojan Korçë.
Ata rane ne pranga rreth orës 19:30 në fshatin Zvezde të rrethit Korçë, në aksin rrugor që vjen nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë, ku në automjetin e tyre tip Mercdes Benz me targë CA7441PT, në pjesën pasme të mjetit u konstatuan një sasi mallrash si me poshtë:
1- 160 shishe palstike verë e kuqe me sasi secila 2 litra
2- 160 shishe plastike Uthull me sasi 2 litra
3- 40 shishe plastike Coca Cola te zeze me sasi 2 litra
4- Pesë kuti kartoni me produkte mishi me peshë të përgjithshme 58 kg
Policia e Korçës njofton se pas verfikimeve të kryera në sistemin “Tims” rezultoi se këta shtetas kanë hyrë në Shqiperi nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë po me datë 28 Prill në orën 18.52.
Në këto kushte Policia vuti në pranga dy doganierët e pikës së Kalimit Kufitar Goricë, Altin Muarem Cenolli, 42 vjeç, banues në Korçë dhe Niko Postol Vurmo, 43 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas dyshohen për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.
Add new comment