Legalizimet, Ndreu: PD, lot krokodili.

Postuar në 29 Prill, 2014 10:00

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu i ka konsideruar lot krokodili deklaratat e opozitës parlamentare lidhur me çështjen e legalizimeve.

“Për tetë vjet PD premtoi legalizimet dhe asnjëherë nuk i bëri, dhe tani që kjo po jetësohet nga Qeveria “Rama”, ata derdhin lot krokodili. Ne mbajtëm premtimin tonë dhe do të realizojmë me përpikmëri, ashtu siç edhe kemi dëshmuar të gjitha legalizimet, sipas zonave”, theksoi Ndreu, gjatë një deklarate për shtyp nga selia e Partisë Socialiste.

Deputeti i PS-së, Anëtar i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare i bëri apel të gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me qeverinë në këtë proces, i cili vjen në të mirë të të gjithëve. “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të presin me qetësi ekipet e ALUIZNIT të cilët do kryejnë detyrën ashtu siç ja u cakton ligji dhe në respekt të qytetarit. Legalizimet do të realizohen në të gjithë vendin, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Paskuqan, Kamëz, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan, Sarandë..etj”, nënvizoi Ndreu.

Deklarata e Ndreut erdhi si përgjigje ndaj akuzave të lëshuara nga Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i cili nga selia blu theksoi se,  legalizimet falas janë një mashtrim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.