Reforma territoriale, Kryetarёt e Bashkive japin propozimet e tyre.

Postuar në 29 Prill, 2014 13:25

Disa prej krerёve tё pushtetit lokal u paraqitёn nё Komisionin Parlamentar pёr Reformёn Territoriale pёr tё dhёnё propozimet e tyre. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u shpreh se reforma është edomosdoshme dhe se duhet të realizohet sa më parë. Ai propozoi që Qarku i Durrësit të ketë vetëm dy bashki atë të Durrësit dhe Krujës.

“Të gjithë e përkrahim dhe ka ardhur koha dhe është e domosdoshme reforma territoriale. Unë mendoj se në këtë situatë që jemi sot nuk i ofrojmë dot të gjithë qytetarëve të njëjtin shërbim. Ajo që kemi objektiv është zhvillimi i qëndrueshëm i qyteteve tona. Çdo rajon ka një konkurrencë mes njëri -tjetrit nuk mund të presim vetëm para nga qeveria”, u shpreh ai.

Kryetari i Bashkisë së qytetit të Elbasanit Qazim Sejdini ka propozuar që reforma të realizohet një herë e mirë. Sipas tij mbetet e nevojshme zvogëlimi i këshillave pasi sipas tij nuk ka pse të paguhen një numër aq i madh.

Kryetari i Bashkisë së Fierit ka propozuar që ky qark të ketë tre bashki atë të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës. Sipas tij në këtë mënyrë hapësira menaxhohet më mirë sesa kur është shumë e coptuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.