Korçë, katër persona arrestohen me 15 kilogramë drogë.

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Korçës pasi po trafikonin një sasi prej 15 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa.
Burimet zyrtare thanë se diten e sotme , nga ana e Sherbimeve te Komisariatit tePolicise, Devoll, ne aksin Bilisht-Miras , ne afersi te fshatit Fitore u be kapja dhe arrestimi ne flagrance i
shtetasve:
Aurel Ali Xhacka, 41 vjec, banues Arrze, Bilisht,
Gerti Astrit Hysolli, 28 vjec, banues ne Arrze, Bilisht,
Andri Perparim Hysolli, 36 vjec, banues ne Bracanj, Bilisht,
Kristjan Theodhor Gernjoti, 26 vjec, banues ne Korçë.
Burimet zyrtare shtuan se arrestimi i tyre u be pasi keta shtetas ishin duke udhetuar perkatesisht ne automjetet tip Audi AA 314 CA, dhe Suzuki AA 083 GR, ku brenda ne automjet eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 15 kg lende e dyshuar si canabis sattiva.
Add new comment