“Të shkarkuarit nga puna”, Rama: Hyni te Panairi se keni 6 000 vende pune.

Postuar në 01 Maj, 2014 06:27

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, 1 Maji është përkujtuar sot nga qeveria duke realizuar një Panair Pune. Të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punës, Erion Veliaj. Por festa u prish pak sekonda nga 2 protestuese të Shoqatës së të Shkarkuarve nga Puna.

Dy gratë kanë dashur të protestojnë në këtë event, por nxirren me forcë nga ambientet ku zhvillohej ceremonia.

Kryeministri Rama dhe ministri i Mirëqenes Sociale Erjon Veliaj u përballën pësëri me të shkarkuarit nga puna menjëherë pasi dolën nga ambientet e panairit. Ata brohorisnin “qeveri mashtruese”, “kryeministër mashtrues”, “duam punë”, “largohu mashtrues”.

Me të dëgjuar këto shprehje Ram aështë ndalur për të biseduar me njërën prej grave që kërkonin punë.

Rama: Brenda ke 6 mijë vende pune, hyr dhe kërko, pot ë presin në panair

Gruaja: Nuk më merr njeri në punë mua, aty kishte punë në sektorin fason, unë jam inxhiniere. Pse më hoqët nga puna.

Rama: Shko brenda dhe kërko punë, ka edhe për ty

Gruaja: Aty ka punë ordinere, nuk janë për mua

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.