Prokuroria bllokon pronat e bandës së tritolit e vrasjeve me pagesë.

Prokuroria e Krimeve te Renda sekuestron pasurite e grupit te tritolit dhe vrasjeve me pagese. Krahas akuzave për akte terroriste, vrasje dhe vendosje eksplozivi Marjon Mitro e dy kushërinjte Genis e Andon Mëhillaj, po hetohen edhe për “pastrimit të parave”.
Te treve iu jane sekuestruar disa prona në Tiranë, Vlorë e Orikum, mes tyre truall, apartamente banimi, shtëpi private dhe llogari të ndryshme bankare.
Marjon Mitros i janë sekuestruar 4 apartamente të ndryshme në Vlorë, disa llogari bankare dhe një biznes në bashkëortakëri. Mendohet se Mitro merrej me shit-blerje apartamentesh, duke vënë në lëvizje parate që fitonte edhe si ndërmjetësues mes personave porositës dhe vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Bankat e nivelit të dytë në vend, mësohet se kanë njoftuar se Mitro ka patur transaksione të shumta bankare në shuma të mëdha, me arsyetimin e shit-blerjes së apartamenteve dhe në momentin e bllokimit në llogari ndodheshin një shumë e vogël parash.
Ndërsa dy kushërinjëve Genis dhe Andon Mëhillajt, mësohet se prokuroria i ka sekuestruar truall, shtëpi private, disa apartamente në Vlorë, Orikum dhe Tiranë si dhe llogari bankare me shuma të ndryshme parash. Sipas dosjes, dy kushërinjët rezultojnë me prona të shumta në Orikum, të cilat kanë pretenduar se i trashëgojnë nga familja. Ndërsa hetuesit dyshojnë se ata prona, apartamente janë blerë me parat e ardhura nga puna e tyre si ndërmjetës për kryerjen e një krimi, citon abcnews. Kjo provohet edhe nga fakti se Andon Mëhillaj e kishte porositur vrasjen e Sokol Veizit kundrejt një hyrje në Orikum, të cilën Sinanaj tashmë e ka shitur.
Mitro akuzohet për porositjen e bombës që u gjetë poshtë makinës së ish-prefektit Dervishi, ndërsa dy kushërinjët Mëhillaj për disa vrasje dhe atentate të ndryshme me eksploziv në qytetin e Vlorës.
Add new comment