INUK shemb objektin në Tiranë.

Postuar në 02 Maj, 2014 14:26

nspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar përfundoi mbylli operacionin e shëmbjes se një objekti të paligjshëm pak metra larg stacionit të trenit në Tiranë, në vendin e quajtur si “Dispançeria”. 

Aksioni nisi pas ankesave të qytetarëve dhe verifikimit të dokumentacionit, ku dhe rezultoi se godina dy-katëshe e që përdorej sisupermarket  ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme. 

Sipas INUK, zotëruesi i objektit ka ndërtuar godinën në tokën e dikujt tjetër. Ai ka aplikuar për legalizim, por ka marrë përgjigje negative nga ALUIZNI, pra nuk është legalizuar. 

Deklarohet se INUK ka marrë dhjetra denoncime për objekte të tjera të cilat janë denoncuar nga qytetarët si të paligjshme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.