"Territorialja" seancë dëgjimore vetëm me institucionet e pavarura.

Pas seancës dëgjimore me drejtuesit vendorë dhe organizatat fitimprurëse, komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e institucioneve të pavarura.
Në rend të ditës ishte parashikuar që të dëgjohen përfaqësues të KLSH-së, Avokatit të Popullit dhe ILDKP-së, por asnjë përfaqësues i këtyre institucioneve nuk ishte prezent.
Ndërkohë përfaqësues të institucioneve të pavarura theksuan domosdoshmërinë e realizimit të reformës duke e cilësuar si të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.
"Reforma edhe në qytete edhe në fshatra ka një impakt shumë pozitiv. Është shumë e rëndësishme dhe pika që duhet kuptuar është idea e zonës funksionale. Idea e zonës funksionale është që ti të gjenerosh të ardhura të kesh kapacitete që ta realizosh, dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi me reformën do të rritet efektiviteti në cilësinë e shërbimeve, duke bashkuar edhe resurset e disa krahinave." tha një nga përfaqësuesit
Në mbledhjet e komisionit për reformën territoriale opozita vazhdon të mos marrë pjesë pavarësisht ftesës së kryetarit të këtij komisioni Bashkim Fino.
Në mbledhjen e fundit, të premten e 2 majit, Fino u shpreh se nëse opozita nuk do të marrë pjesë në realizmin e kësaj reforme dhe nëse do duhen ndryshime në Kushtetutë, do të mbaj referendum.
Add new comment