Nxënësit e Tiranës fushatë për rregullat e qarkullimit rrugor.

Nxënës të shkollave të mesme do të jenë pjesë e një fushate sensibilizuese në disa kryqëzime problematike në kryeqytet si; kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, 21 Dhjetori, sheshi ‘Willson’, Libri Universitar etj.
Në ditët në vijim, nga Drejtoria e Policisë së Tiranës është planifikuar për vendosjen e nxënësve që kanë marrë sensibilizimin teorik, për të asistuar praktikisht pranë punonjësit të Policisë Rrugorë të veshur me jelek të qarkullimit, të vendosur në afërsi të kryqëzimeve të shkollave të mesme përkatëse, për sensibilizimin e ndërgjegjësimin qytetar dhe për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor.
Drejtoria e Policisë njofton do të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e parametrave të qarkullimit rrugor në Tiranë në bashkëpunim me misionin "Pameca".
Kjo fushatë ndërgjegjësimi është ndërmarrë në bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme.
Kjo nismë,që është ndërmarrë muaj përpara, po shtrihet në rritjen e bashkëpunimit, edukimit, sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të nxënësve në veçanti qytetarëve, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor. Po ashtu sensibilizim i shtirë në terren do të bëhet nga Policia edhe në Kamëz e Kavajë.
Add new comment