Gjykata e Tiranës vendos: Ben Qimja do të ekstradohet në Itali.

Postuar në 08 Maj, 2014 03:04

Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin në Itali të Arben Isufajt i njohur si “Ben Qimja”, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, kur tashmë ka kaluar një muaj nga momenti kur Policia e Shtetit e arrestoi për llogari të drejtësisë Italiane. Biznesmeni fierak është  dënuar me 30 vjet burg.

Ky vendim u mor nga gjykatësja Fatime Deçolli e cila në disa seanca ka dëgjuar pretendimet e organit të akuzës që kërkon ekstradimin e Isufajt dhe ato të mbrojtjes e cila kërkonte lirimin e biznesmenit.

Disa herë rresht mbrojtja e Isufaj është përballur me gjykatat shqiptare, ku nuk ka munguar ndryshimi i masës së sigurisë sa në Apel dhe në Shkallën e parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.