Tiranë, tentoi të fuste drogë në komisariat, arrestohet Bujar Sallaku.

Tre ditë pas arrestimit të një të kërkuari për tentativën e vrasjes së një polici, shërbimet e ruatjes së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë arrestuar një të afërm të tij teksa tentonte t'i fuste drogë në birucë.
Policia arrestoi Bujar Sallakun, pasi zbuloi në rrobat që po fuste për të arrestuarin Zhënklaudio Sallaku, 30 gramë heroinë të maskuar në tesha. Zhënklaudio ishte arrestuar në datën 6 maj në bazë të një urdhëri kërkimi për tentativën e vrasjes së një polici rrugor në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën Luigj Gurakuqi kur polici i doli para një motorri që kishte tentuar grabitjen e çantës së një gruaje në zonën e ish Bllokut.
Motorri ku ndodhej dhe Zhënklaudio Sallaku ka goditur policin me.dashje pasi drejtuesi i dha gaz që të largohej. Edhe ky i fundit ndodhet në paraburgim i arrestuar. Gjatë 24 orëve të fundit antidroga ka arrestuar Neim Hysin në rrugë Hoxha Tasim dhe Aris Ccelën me 12 qese kanabis dhe Erion Zëren me 8 qeska kanabis dhe 100 mijë lekë të reja dhe 8 telefona celularë.
Add new comment