Tare e Kodheli, fushim në bregdet deri sa ta pastrojnë nga inertet

Postuar në 17 Maj, 2014 07:28

Agjensia Kombëtare e Bregdetit e mbështetur nga Forcat e Armatosura të drejtuara nga ministrja Mimi Kodheli janë angazhuar sot në pastrimin e  bregdetit nga Shëngjini deri në Velipojë, në nisje të sezonit turistik në Shqipëri.

Këtë aksion e ka ndjekur me vëmendje edhe Kryeministri, që shkruan në FB: "Nisi programi i posaçëm i sezonit të parë turistik pa plehra në plazhe, pas kaq vitesh banjo dielli mes plehrave.Forcë speciale në çdo plazh."

Drejtori i Agjensisë, Auron Tare, deklaroi se aksioni për pastrimin e detit do vijojë gjatë gjithe sezonit! Në  muajin qershor do të vendosen 11 fushëpushime të ushtrisë përgjatë gjithë vijës bregdetare me qëllim që aksioni të vazhdojë pa ndërprerje.
 
Ndërsa, Ministrja Kodheli ndodhet në terren për të drejtuar aksionin me 1380 forca dhe 79 mjete, duke nisur punën që aksionin nga plazhi i Velipojës, 160 forca të tjera me mjete kanë zbarkuar në Shëngjin, pasi e gjithe vija bregdetare, nga Rana e Hedhun deri në Tale do të pastrohet për të qënë ndryshe këtë sezon veror.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.