Mat, kamioni i ngarkuar me krom del nga rruga, plagoset shoferi

Një kamion i ngarkuar me krom ka dalë nga rruga në zonën e Matit, duke u rrëzuar anës rrugës, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit me targa AA 927 IY. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur "Qafë Dushk”, rreth 8 kilometër larg “Qafës së Buallit”.
Nga hetimet paraprake, sipas policisë dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mosfunksionimi në mënyrën e duhur të sistemit të frenimit për shkak të ngarkesës së madhe. Ndërsa probleme janë krijuar edhe për shkak të lagështirës së madhe në rrugë.
Shoferi i kamionit, Rexhep Marqeshi, 50 vjeç nga Burreli, i cili është plagosur gjatë aksidentit është dërguar në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Add new comment