Ballsh, plagoset me armë zjarri një 19-vjeçar, Policia: Ishte vetëplagosje

Një 19-vjeçar nga Ballshi ka mbetur i plagosur ditën e sotme, ndërsa ishte duke luajtur në një bilardo. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizar, ndërsa sipas policisë, dyshohet se Golik Mema është vetëplagosur, pasi ka pasur një pistoletë me vete ndërsa ndodhej në bilardo.
19-vjeçari ka marrë një goditje në kraharor, ndërsa menjëherë u dërguar në spital, ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Mësohet se Golik Mema ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë ndërkaq kanë sekuestruar armën tip pistoletë dhe në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë.
Ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një vetëplagosje, forcat e policisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Add new comment