Tentoi të vjedhë me dhunë argjendarinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë.

Një 38-vjeçar ka tentuar të vjedhë me dhunë një argjendari në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, por është ndaluar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave të Komisariatit numër 3, bëri që të arrestohej autori Ilir Ramushi, dhe të parandalohej grabitja.
Ramushi është izoluar në ambientet e komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës, ndërsa gjurmët e tij të gishtërinjve janë dërguar për t’u krahasuar me gjurmë të gjetura në disa ngjarje grabitjesh në kryeqytet, pasi dyshohet se 38-vjeçari është i implikuar edhe në grabitje të tjera.
Add new comment