Krujë, furrat e gëlqeres rifillojnë punë, tymi ngrihet drejt Tiranës.

Postuar në 18 Maj, 2014 04:11

Furrat e gëlqeres në rrethin e Krujës ka kohë që kanë rifilluar punë dhe numri i tyre po rritet çdo ditë e më shumë. Pas aksionit të bujshëm të Ministrisë së Mjedisit para disa muajve, mbyllja e tyre zgjati vetëm një muaj.
 
Ato rifilluan punë nga pak e nga pak dhe ndotja e atmosferës është njëlloj si dikur. Ato tashmë e kanë shtrirë aktivitetin e tyre deri pranë rrugës nacionale Krujë – Fushë Krujë në mes të masivëve me pisha, të cilët jo rrallë përdoren si lëndë djegëse nëpër furra sëbashku me goma makinash, mbetje të ndryshme plastike etj.
 
Të gjitha ato çlirojnë në atmosferë, gazra dhe tymëra helmues që sëbashku me blozën janë një burim i përhershëm sëmundjesh të rënda. Këto gazra helmuese arrijnë nga Thumana deri në Tiranë,  duke shkaktuar një ndotje të paimagjinueshme.
 
I gjithë ky aktivitet i paligjshëm shihet çdo ditë dhe fare qartë nga drejtuesit e bashkive Krujë e Fushë Krujë; po ashtu nga Policia dhe Prokuroria e rrethit, por askush nga ato nuk hap gojë për të zbatuar ligjin; po ashtu, edhe inspektorët e mjedisit në qark e ministri, çuditërisht heshtin dhe herë pas here japin njoftime të rreme për mbyllje të kaq e aq furrave. Situata vazhdon të përkeqësohet në mënyre drastike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.