Itali, pranga 21-vjeçares shqiptare mbyti foshnjën e saj të sapolindur.

Postuar në 18 Maj, 2014 14:07

Një 21-vjeçare shqiptare shtatzënë provokoi lindjen e parakohshme në javën e 7-të, për ta mbytur më pas të sapolindurin me ujë në banjën e shtëpisë. Me këtë akuzë është arrestuar në Arsizio Busto, 21-vjeçarja shqiptare, e cila po përgatitej për t’u rikthyer në Shqipëri. Tashmë 21-vjeçarja ndodhet në burgun e Monza, dhe në ditët në vijim do të merret në pyetje nga gjykatësi.
 
Ngjarja ka ndodhur në 25 prill, kur 21-vjeçarja tha se kishte pasur dhimbje të forta, gjë që shkaktoi lindjen e parakohshme dhe të pajetë të foshnjës. Por mospërputhjet pas autopsisë të realizuar me 25 prill, bënë që të ngriheshin dyshime në lidhje me dinamikën e fakteve.
 
Sipas autopsisë dhe nga hipoteza hetimore rezulton se 21-vjeçarja kishte marrë disa ilaçe që provokuan lindjen e parakohshme të foshnjës, dhe më pas e ka mbytur.
 
Këto fakte rezultuan pas hetimit, dëshmive të shumta, dhe dhjetëra bisedave telefonike të përgjuara.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.