Durrës, arrestohen 3 persona u kapën me drogë dhe armë

Antidroga e qytetit bregdetar ka arrestuar në flagrancë, pasi u ka gjetur armë dhe drogë me vete. Tre të arrestuarit me banim në Durrës janë Orges Mona, 28 vjeç, Madrit Mona, 19 vjeç, Roland Tafa, 34 vjeç.
Efektivët e sektorit kundër narkotikeve në kuadër të operacionit "Weekend-3", sekuestruan 170 doza heroine, 5 gramë marijuanë, një pistoletë tip Berreta e kalibrit 7.65 mm, një krehër me 7 fishek luftarak, një maskë të zezë, një bajonetë 35 cm dhe një peshore elektronike.
Add new comment