Tirana sot 4 orë pa energji elektrike, ja zonat dhe oraret.

Postuar në 19 Maj, 2014 04:06

Disa zona të kryeqytetit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike deri në 4 orë. Shkak i ndërprerjes së energjisë është remonti që do kryhet në disa nënstacione, si te Zogu i Zi, Ibë, Valias, Mëzes

Nga ora 10:00 deri në 14:00 të ditës së sotme specialistët e CEZ Shpërndarjes në kryeqytet do të kryejnë remonte në Fiderin 10 në Nënstacionin te Zogu i Zi. Për shkak të punimeve do të stakohet energjia elektrike për abonentët në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Nga ora 10:00 deri ne 14:00 të ditës se sotme do të punohet me remonte në Nënstacionin TEC. Për shkak të punimeve do të stakohet energjia elektrike për abonentët në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Nga ora 09:00 deri në 15:00 të ditës së sotme do të punohet me remonte në Nënstacionin Karbit. Për shkak të punimeve do të stakohet energjia elektrike për abonentët në zonën Brenda territorit të ish uzinës Traktori.
 
Nga ora 09:00 deri në 15:00 të ditës së sotme do të punohet me remonte në Nënstacionin Ibë. Për shkak të punimeve do të stakohet energjia elektrike për abonentët në lagjen Ismail.

Nga ora 09:00 deri në 15:00 të ditës së sotme do të punohet me remonte në Nënstacionin Valias. Për shkak të punimeve do të stakohet energjia elektrike për abonentët në Laknas.

Nga ora 09:00 deri në 15:00 të ditës së sotme do të punohet me remonte në Nënstacionin Mezes. Për shkak të punimeve do të stakohet energjia elektrike për abonentët në Laknas.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.