Tiranë, nesër policia asgjeson 1780 kg drogë të kapur LIVE para mediave

Nesër, në Bërzhitë të Tiranës, në orën 11:30, policia do të asgjësojë 1780 kg kanabis si edhe sasi të tjera drogash të forta në prani të mediave, që do ta transmetojnë direkt.
Në këtë proces asgjësimi do të jenë të pranishëm edhe ambasadorë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë të shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Ky është një akt transparence që ministria e Punëve të Brendshme bën në kuadrin e luftës kundër drogës, luftë që është intensifikuar shumë gjatë muajve të fundit.
Comments
ky nuk eshte nje akt
<p>ky nuk eshte nje akt transparence, por nje show mediatik. per nje ton droge qe Tahiri e djeg live, mafia transporton 100 ton, me apo pa transparence.</p>
Add new comment