Veliaj:Jetimët në shtëpinë e fëmijës deri në moshën 18 vjeçare.

Postuar në 20 Maj, 2014 10:40

Fëmijët jetim me një vendim të posaçëm të miratuar së fundmi kanë drejtë të qëndrojnë pranë shtëpisë së fëmijës deri në moshën 18 vjeç, nga 16 që ishte më parë.
 
Ky fakt është konfirmuar nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i cili në kudër të ditës së jetimëve zhvilloi një vizitë në qendrën e fëmijëve jetimë në qytetin e Sarandës.

Ndërkohë lidhur me ambientet e shtëpisë së fëmijës në Sarandë, të cilat prej vitesh kanë ardhur duke u reduktuar, teksa në të njëjtën godinë janë vendosur edhe drejtori e shërbimeve publike si dhe dy kopshte.

Dita e Jetimeve ishte ndryshe këtë herë për  fëmijët rezidentë të shtëpisë së fëmijës në Sarandë, teksa atmosfera e gëzueshme dhe dhuratat ishin kryefjalë e kësaj feste.

Në shtëpinë e fëmijës në Sarandë janë rezidente 32 fëmijë, ndërsa 12 te tjerë janë vizitore ditorë në këtë qendër

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.