Braçe: Xhuveli është gjallë, kryetari i Aleancës Kundër Drogës së Bashës.

Postuar në 20 Maj, 2014 14:08

Aleanca Kundër Drogës, shpallur sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të kryesohet nga Lufter Xhuveli, kryetari i Partisë Agrare dhe ministër i disa qeverive socialiste por edhe demokratë.

Lajmin e ka dhënë deputeti socialist Erion Braçe.  Ai “thërret” në një mesazh të tijin: “ Këta kanë mbaruar!

Lulzim Basha paska krijuar sot Aleancën Kundër drogës! Në krye të saj është Lufter Xhuveli! Qenka gjallë!”

Braçe e ka sulmuar në vazhdimësi Xhuvelin për përfshirjen e tij në qeverinë e të djathtëve, pas vitesh aderimi në atë të socialistit Fatos Nano.

Lideri demokrat Lulzim Basha njoftoi sot publikisht ngritjen e një Aleance Kombëtare Kundër Drogës, e cila do të kryesojë protestën që opozita do të mbajë më 23 Maj para kryeministrisë kundër trafikut të drogës në vend.
 
3 ditë para protestës së të premtes, kryetari i PD-së Basha tha se u konkludua për ngritjen dhe institucionalizimin e Aleancës Kombëtare kundër Drogës pa dhënë detaje se si do të funksionojë kjo aleancë dhe nga kush do të drejtohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.