Sarandë, kapen 7 klandestinë pranga 2 shoqëruesve shqiptarë

Policia e Sarandës ka ndaluar 7 klandestinë dhe ka arrestuar 2 persona për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Petrit Goxhaj dhe Arsen Hoxha janë kapur duke transportuar me automjetet tip “Alfa Romeo” me targa AA480GS dhe me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA798 GJ, 7 klandestinë.
Këta të fundit mendohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme përmes kufirit të gjelbër në zonën e Gjirokastrës dhe se kishin si destinacion Malin e Zi e më tej vendet e Bashkimit Europian.
Gjatë operacionit për kapjen e tyre fillimisht në zonën e Qafë-Gjashtës këta shtetas nuk i janë bindur punonjësve të policisë duke u largua, por ata janë ndaluar në zonën e Porto Palermos falë ndjekjes së menjëhershme nga forcat e policisë kufitare dhe Policisë së Rendit dhe mirëorganizimit të punës që ka bërë të mundur kapjen e tyre brenda pak minutash.
Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se emigrantët ishin nga Somalia dhe Eritrea dhe se do t’u paguanin dy transportuesve shumën prej 350 euro secili. U kryen të gjitha procedurat e ligjore për emigrantët e paligjshëm.
Add new comment