Vrasja në Shkodër, në kërkim Tarazani, mori hakun e të atit

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes së Ibrahim Manit, krim i ndodhur gjatë ditës së djeshme në hyrje të qytetit. Sipas policisë personi i shpallur në kërkim është Tarzan Prroni 26 vjeç nga Oblika.
Ngjarja u shënua në lagjen Xhabije, në zonën e njohur ndryshe si “Shtëpia e mushkonjës” në unazën e qytetit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive gjakmarrjeje. Në vitin 1999, i ati i viktimës ka vrarë babain e Tarzan Prronit. I ati i viktimës së djeshme, Shemsi Mani u dënua me 10 vjet burg. Në vitin 2009, Shemsi Mani u lirua nga burgu ndërsa më pas vdiq për shkaqe natyrale.
Mësohet se viktima është qëlluar me tre plumba pistolete. Kanë qenë dëshmitë e banorëve që kanë çuar policinë në gjurmët e autorit, ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim dhe një person i dytë, i cili ka qenë bashkë me autorin.
Add new comment