Durrës, arrestohen 3 persona për vjedhje, iu gjetën edhe 950 fishekë.

Postuar në 28 Qershor, 2014 05:40

Policia identifikon një grup vjedhësish, pasi grabitën një banesë në lagjen 15, Spitallë të Durrësit. Policia e qytetit bregdetar arrestoi dje në mbrëmje Marian Çelën, 27 vjeç, Gentian Xhakerrin 18 vjeç, Ardit Nikolli, 18 vjeç. Tre të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim kanë grabitur banesën në lagjen 15 në orën 01:00 të 27 Qershorit.

Sendet e vjedhura i janë gjetur Marian Çelës, në banesën e tij u gjetën dhe 950 fishekë automatiku e pistolete.

Policia po punon edhe për dokumentim e vjedhjeve të tjera që mund të jenë realizuar nga ky grup.

Materialet procedurale për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve e municioneve luftarake” i kanë kaluar  Prokurorisë së Rrethit Durrës për të ngritur akuzën ndaj tyre. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.