Fushë Krujë, përfshihet nga flakët restoranti “Brazili i Ri”

Përfshihet nën flakë rreth orës 02:00 të mesnatës një restorant, në aksin që lidh Fushë-Krujën me Tiranën. Lokali ku ka rënë zjarri quhet “Brazili i Ri”.
Forca të shumta zjarrfikëse, u nisën nga Durrësi dhe Tirana, për të ardhur në ndihmë dhe për të bërë të mundur fikjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin, e çuan në djegien e plotë të restorantit.
Sipas burimeve, dëmet e shkaktuara mendohet të jenë kolosale. Forcat e policisë dhe zjarrfikëses, po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Add new comment