Laç, operacioni për motorrin sekuestrohen 1077 makineta

Gjatë operacionit të Policisë së Shtetit për zbulimin e gjurmëve të autorëve të vrasjes së biznesmenit Artan Santo, në zonën e Fushë-Kuqes në Laç janë bllokuar rreth 1077 paisje kompjuterike të lojërave të fatit. Këto paisje janë gjetur pikërisht në vendin ku janë sekuestruar dhe tre skafandra motori, ku dy prej tyre mbanin mbishkrimin “Shoei”, dhe që janë të njëjta me atë skanfandër që ka pasur drejtuesi i motorrit. Ndërkohë në magazinë efektivët e policisë gjetën edhe disa automjete luksoze.
Kontrolli në magazinën që rezultonte në emër të shtetasve Ervis. M. 32 vjeç nga Kurbini dhe Kol. P., banues në Tiranë u bë në kuadër të operacionit për kërkimin e dy vrasësve të bisnesmenit, Artan Santo, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së enjtes në mes të bllokut në kryeqytet.
Policia ka nisur procedim penal ndaj shtetasve të mësipërm, të cilët mësohet se magazinën e kishin marrë më qera nga një banor i fshatit Fushë-Kuqe. Për këtë ngjarje të rëndë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Laçit, e cila tashmë ka nisur hetimet në gjendje të lirë për dy personat që janë pronarë të makinetave të fatit.
Add new comment