Vazhdon aksioni ne Lazarat, gjenden 2 ton droge

Policia në Lazarat njoftoi se ka gjetur edhe gati 2 tonelata të tjera hashash, të fshehura nëpër banesat e fshatit.
Njoftohet se janë gjetur edhe armë e municione, vaj hashashi dhe disa kilogramë farë të së njëjtës bimë, ndërsa kontrollet shtëpi më shtëpi vazhdojnë.
Gjatë ditës së shtunë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, që bashkë me katër të arrestuar një ditë më parë, 3 prej të cilëve femra të akuzuara për kultivim hashashi, e çojnë në 34 totalin e personave të shoqëruar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në total që nga nisja e aksionit policia ka gjetur 64.5 tonë hashash, 133 mijë rrënjë kanabis, 5 kilogramë heroinë dhe 403 armë të llojeve të ndryshme.
Add new comment