Lazarat, pranga një të kërkuari, në banesë iu gjetën mitraloz e drogë.

Postuar në 30 Qershor, 2014 03:30

Në ditën e 15 të superaksionit policor antikanabis në fshatin e Lazaratit, një tjetër person i shpallur në kërkim ka përfunduar në prangat e efektivëve blu.

Mësohet se i arrestuari është Edmond Bocia, 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu zbuluan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz i lehtë, 1 armë zjarri kallashnikov, rreth 550 fishekë si dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

47 vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikëve” dhe për “Prodhim e mbajtie pa leje të armëve luftarake e municionit”. Numri total i personave të ndaluar e të arrestuar nga policia arrin 46, që pas ndërhyrjes së Forcave Speciale në fshatin e Lazaratit, ku edhe dje një tjetër person i dënuar me 5 vite burg për trafik droge.

Aksioni në fshatin e Lazaratit vijon tashmë në ditën e tij të 15, ku vetëm gjatë dy ditëve të fundit nga kontrollet e policisë është arritur të zbulohet dhe sekuestrohen 6 mitralozë të lehtë e të rëndë, armë e municione si dhe 7 kg marijuanë në formë çokollate.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në 787 banesa janë zbuluar dhe asgjësuar 62.5 ton dhe 134 mijë rrënjë bimë narkotike, si dhe armë e municione të rënda. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.