Pukë-Fushë Arrëz bie në humnerë një automjet, humb jetën drejtuesi.

Postuar në 30 Qershor, 2014 14:54

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur ditën e sotme aksin Pukë-Fushë Arrëz. Mësohet se një automjet i vogël tip “Golf” me targa AA 490 DH ka rënë në një humnerë rreth 80 m.
 
Nga të dhënat paraprake mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Beslim Brahimi 49 vjeç.
 
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur edhe hetimet për aksidentin që i mori jetën 49-vjeçarit Brahimi.
 
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se automjeti ku udhëtonte Brahimi ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut  në atë zonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.