Ksamili vendos traun: 100 lekë për çdo makinë që hyn në komunë.

Postuar në 01 Korrik, 2014 12:11

Kushdo qe vendos te kaloje pushimet verore ne Ksamil do te dyhet te paguaje nje takse prej 100 leke te reja. Ky vendim eshte marre nga komuna dhe do te aplikohet per cdo automjet qe do te hyje ne Ksamil, kryesisht ne zonat kane park kombetar. Punonjesit e Komunes kane vendosur nje një trau -taksambledhës në rrugën që lidh qytezën me detin. Ky vendim eshte pritur me protesta nga banoret dhe sipërmarrës të lokaleve turistike.

Banorët flasin se edhe rrugën lidhëse me detin e kanë ndërtuar vetë kështu dhe taksa as që nuk qëndron. "Fleta që na ka ardhur ne është e firmosur vetëm nga kryetari", thone banoret.

Banorët janë konfrontuar me policinë e Rendit edhe pse fleta e shpërndarë në mëngjes për vendosjen e traut kishte firmën e kryetarit të komunës dhe jo një vendim Këshilli i diskutuar dhe bërë publik më parë.

Kryetari i Këshillit bashkiak, Përparim Ahmeti thotë se ka miratuar paketën fiskale për 2014-tën, por në të nuk ka zëra që të ketë pagesa parkimi, aq më shumë për pushuesit.

Ndërsa kryetari i komunës Ksamil, Besnik Abedini thotë se janë përcaktuar 6 pika ku do të vendosen tarifa me 100 lekë dhe se ai ka bërë marrëveshje me Këshillin e Komunës dhe sipas tij e ka miratuar të nënprefekti.

Nënprefekti Ilir Hysi pohon se i ka sjellë një shkresë kryetari i komunës Ksamil te masat për sezonin turistik, po ai e ka kthyer pasi nuk kishte gjetur bazë ligjore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.