Grabitja në Rrugën e Kombit një në pranga dy në kërkim.

Postuar në 02 Korrik, 2014 02:49

Një në pranga dhe dy persona janë shpallur në kërkim për grabitjen e një pikë karburanti të ndodhur në zonën e Repsit në Mirditë.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Lezhës, bënë të ditur mbrëmë se, në pranga ka rënë Fatmir Tirtja, 30 vjeç nga Oroshi i Mirditës. Ndërkaq në janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë e tij Martin dhe Elion Tirtja përkatesisht 30 dhe 33 vjeç. 10 ditë pas grabitjes me armë dhe maska të pikës së karburantit në Rrugen e Kombit në Reps të Mirditës, policia ka mundur të identifikojë autorët.

Burime të policisë së Mirditës kanë bërë të ditur se është arrestuar 30-vjeçari Fatmir Tirtja, ndërsa janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë e tij Martin dhe Elion Tirtja përkatësisht të moshave 30 dhe 33 vjeç. Policisë i është dashur një punë e gjatë dhe e lodhshme hetimore për të siguruar prova ndaj tre të akuzuave.

Në cilësinë e proves material gjatë kontrollit në banesë ju gjetën një sasi e lekëve të vjedhura dhe maskat që ata kanë përdorur gjatë grabitjes. Por armët nuk janë gjetur ende dhe policia dyshon se mund të jenë fshehur në zonën malore aty pranë.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.