Vlorë, 32-vjeçari vetëvaret në qelinë e paraburgimit, rrahu me levë gruan.

Është gjetur i vetëvarur në qelinë e paraburgimit në Vlorë, 32-vjeçari Ervis Hysi. Sipas policisë ai është gjetur i varur me çarçaf nga gardianët e paraburgimit në qytetin e Vlorës. Hysi është arrestuar nga policia në 13 maj për veprën penale “Dhunë në familje”. 32-vjeçari banues në lagjen “24 maj” në Vlorë, të dielën e 11 majit, ka marrë bashkëshorten e tij A. H. 24 vjeç dhe fëmijën e tyre nga banesa e prindërve të saj, e ka çuar në periferi të fshatit Kotë ku ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Sipas policisë, ai e ka goditur me levë bashkëshorten e tij, dhe më pas e ka braktisur atë në afërsi lumit të fshatit Kotë. Familjarët e gruas kanë njoftuar policinë e cila është vënë në kërkim të saj, dhe brenda një kohe të shkurtër ka mundur ta gjejë atë si dhe të kryejë arrestimin në flagrancë të Ervis Hysit. Nga hetimet dyshohet se shkak për këtë ngjarje është xhelozia.
Add new comment