Transporti urban, Berisha: Mashtrimi i radhës ndaj invalidëve.

Postuar në 02 Korrik, 2014 16:59

Ish-kryeministri Berisha përmes rrjetit social “Facebook” ka sulmuar qeverinë se ka vendosur heqjen e transportit falas për invalidët. Sipas tij ky është një vendim që vjen pas rritjes së çmimit të naftës me 10% që për rrjedhojë ka sjellë edhe rritje të biletave të transportit.
 
Për ish-kryeministrin Berisha me këtë vendim invalidëve u hiqet edhe ajo mbështetje që e kanë fituar me ligj.
 
“Ata që derdhen lot krokodili gjatë fushatës elektorale për invalidët dhe që u zotuan të dyfishojnë pensionet e tyre në këmbim të votës, tani po u heqin edhe atë mbështetje që ata e kanë fituar me ligj.”
 
Sipas Berishës raporti i Komisionit Europian në vitin 2007 pohon se pensionet për këta qytetarë u rritën mesatarisht me 36.5% dhe kjo politikë vazhdoi gjithnjë në rritje.
 
“Kështu, për paraplegjikët, pensioni dhe pagesat e tjera si për naftën, paketa sanitare etj u rriten me 275%.” Shkruan më tej Berisha.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.