Sot 1 javë nga ekzekutimi i Artan Santos, hetime në 2 pista.

Postuar në 03 Korrik, 2014 03:28

Zbardhen dëshmitë e punonjësve të bankës të cilët kanë qenë në punë në ditën e krimit. Ndërkaq sot mbushet 1 javë nga atentati vdekjeprurës ndaj kreut të bankës Credins Artan Santo, ndërsa janë vetëm dy persona të ndaluar në lidhje me këtë krim. Policia dhe prokuroria kanë ngritur një grup hetimor të gjerë ku marrin pjesë specialistët më të mirë të krimeve të rënda. Aktualisht janë disa pista që po hetohen në lidhje me këtë vrasje, por dy kryesoret janë ato të trasaksioneve bankare me Azerbaxhanin dhe kokaina e kapur në Mal të Zi.

Hetimet në këtë pistë kanë bërë që policia të marrë në pyetje sërish kolumbianin e arrestuar në Tiranë, Cesar Augusto Pelaez. Gjithashtu burime nga policia kanë treguar edhe atë që kanë xhiruar kamerat e sigurisë së Credins Bank. Gjithashtu edhe familjarët e dy të ndaluarve, Sajmir dhe Klodian Gjozi, pretendojnë se djemtë e tyre kanë qenë në fshat ditën e krimit dhe nuk kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës. Nga kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar të gjithë ngjarjen ka rezultuar se vrasja ka ndodhur në 14 sekonda, ndërsa dëshmia e personave okularë dhënë disa detaje në lidhje me autorët e ketij krimi.

Ndërsa policia ka bërë publike disa prova që implikojnë dy të arrestuarit, Klodian dhe Sajmir Gjozi në vrasjen e bankierit, Artan Santo, avokati dhe familjarët e tyre i kundërshtojnë këto pretendime. Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se, do të marrin në pyetje rreth 40 dëshmitarë për të sqaruar pozicionin e dy vëllezërve. Këta janë familjarët, të afërmit dhe disa shok të dy të ndaluarve të cilët pretendojnë se, Sajmiri dhe Klodiani ditën e ngjarjes kanë qenë duke punuar në fshatin e tyre. Të afërmit që ditën e parë të ndalimit të dy djemve kanë kundërshtuar pretendimet e policisë për akuzat e ngritura. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.