Invalidët, reagon bashkia: Ministri mos fshihet pas sulmeve politike.

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj për transportin urban të invalidëbe. Në reagimin e bashkisë së Tiranës theksohet se ky është një akt i turpshëm i qeverisë.
Sipas bashkisë së Tiranës Qeveria duhet të marrë masa dhe të zbatojë ligjin që vetë miratoi në Kuvend.
“Ligjii i ri detyron ministrin e Mirëqenies Sociale dhe ministrinë e Arsimit të subvencionojë transportin falas dhe me tarifa te reduktuara. Ministri i paaftë nuk mund të fshihet pas sulmeve politike ndaj Bashkisë së Tiranës, pasi ligji e ngarkon atë me përgjegjësi. Në marrëdhëniet kontraktuale mes Bashkisë së Tiranës dhe operatorëve të transportit publik është e përcaktuar qartë se ndryshimet ligjore reflektohen menjëherë ne këto kontrata. Pra, Bashkia e Tiranës është e detyruar të zbatojë ligjin e miratuar nga qeveria”, theksohet reagimin e bashkisë së Tiranës.
Add new comment