Aksion në Fushë-Kuqe, RENEA 3 të shoqëruar për Artan Santon.

Zbardhja e atentatit në Artan Santos, i cili drejtonte një bankë të nivelit të dytë, ka çuar dje dhjetëra forca speciale në zonën e Fushë Kuqes, ndërsa janë shoqëruar dhe tre persona emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Aksioni i policisë i drejtuar nga krerët e Policisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit, ka nisur me postblloqe të shumta në këtë zonë, ndërsa është vazhduar me kontrolle në shumë banesa të Fushë Kuqes deri në zonën e Ishmit, ku dhe kanë humbur gjurmët dy atentatorët e Santos. Aksioni i policisë ka vazhduar deri në orët e vona të ditës së djeshme. Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, policia ka bërë edhe identikitet e dy atentatorëve, kjo në bazë të pamjeve dhe dëshmive të njerëzve që ishin dëmshmitarë të krimit të rëndë.
Add new comment