Sarandë, vjedhja e telave të korentit lë pa energji turistët.

Postuar në 04 Korrik, 2014 13:15

Ndërprerja e energjisë pa paralajmërim në datat 2 dhe 3 ka shqetësuar turistët dhe banorët e zonave bregdetare në Delvinë dhe Sarandë.
 
Sipas njoftimit zyrtar të CEZ Shpërndarje mëngjesin e se premtes shkak i ndërprerjes së energjisë është vjedhja e 2 kilometra përcjellës nga rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike në Sarandë.

"Specialistet e CEZ Shpërndarje mbrëmjen e 3 Korrikut konstatuan se në Linjën L30-22 Bistrica -2 Saranda 35 ishte grabitur  një kampat në kilometrin 12 në orën 22:00."- thuhet në njoftimin e CEZ

Ndërhyrja në rrjetin e  linjës së tensionit të lartë 35 mijë volt sipas specialisteve nuk mund të behet me mjete rrethanore apo nga persona që nuk janë ekspertë të elektricitetit.
Policia po heton në dy vendngjarje, ne Shelegar ku teli i bakrit u vodh në 2 km gjatësi dhe 6 kilometër më larg në zonën e Mavropull Shijon ku telat e aluminit janë prerë, po nuk janë vjedhur dot.

Hetimet vazhdojnë ndërsa CEZ ka riparuar defektin duke rikthyer furnizimin me energji elektrike.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.