Lazarati, Apeli lë në burg Gate e Vandam Mahmutajn, Matjaz Bocin.

Gjykata e Apelit ka lënë pas hekurave Gate Mahmutaj , djalin e tij Vandam Mahmutajn dhe Matjaz Bocin. Të tre akuzohen se ishin pjesë e “Grupit të zjarrit” dhe kanë qëlluar në drejtim në policisë gjatë aksionit në Lazarat.
Ata apeluan vendimin e Gjykatës së Krimeve tërënda e cila vendosi arrest me burg për tre të akuzuarit.
Këta persona akuzohen gjithashtu për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe kultivim të lëndëve narkotike. Gate Mahmutaj, Vandam Mahmutaj dhe Matjaz Boci u arrestuan gjatë operacionit të Policisë së Shtetit në Lazarat.
Add new comment